Klubi afër arritjes së marrëveshjes me trajnerin 46-vjeçar

- Bota Sot

Klubi afër arritjes së marrëveshjes me trajnerin 46-vjeçar

Lushnja ditën e djeshme ndau rrugët me Erjon Xhafaj dhe drejtuesit tashmë janë shumë afër trajnerit të ri.

Sipas “Kategoria e Parë” bëhet me dije se Dorjan Bubeqi pritet të jetë timonieri i ri i verdhejeshilëve.

Palët mes tyre po diskutojnë detajet e fundit të marrëeshjes dhe pritet që në ditët e ardhshme të kompletohet kjo lëvizje.

Aktualisht Lushnja pas 4 javëve kampionat ka grumbulluar po kaq pikë. Lushnjarët mbajnë kështu vendin e 6-të në kampionat.

Ndëkohë për Bubeqin do të ishte një rikthim te Lushnja, klub me të cilin ka luajtur si lojtar. Vlen të theksohet se në karrierën e tij si trajner, 46-vjeçari ka drejtuar ekipe si Besa, Kastrioti, Burreli, Erzeni dhe Korabi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot