Laporta: “Camp Nou” është gati për ta pritur Barcelonën

- Bota Sot

Laporta: “Camp Nou” është gati për ta pritur Barcelonën

Joan Laporta, pas kthimit nga gala-ja e “Topit të Artë”, njoftoi se Barcelona i ka të gjitha certifikimet përkatëse për t’u rikthyer të luajë në “Camp Nou”.

Sipas tij, tani vetëm “Ajuntament” duhet të japë lejen e përdorimit të stadiumit: “Hapat e nevojshëm janë bërë; certifikata e zjarrfikësve, ajo e Kadra…, gjithçka. ‘Camp Nou’ është gati për të luajtur ndeshje aty. Këtë e ka thënë La Liga dhe UEFA”.

Laporta shtoi: “Nuk dua të bëj presion, por topi është në fushën e tyre.

Sa më shpejt të na japin lejen e përdorimit, aq më shpejt do të kthehemi në stadium. Janë tri faza për rikthimin, faza e parë është gati. Mungon vetëm miratimi nga ‘Ajuntament’, gjithçka tjetër është gati”.

Ky leje do të mundësonte rikthimin e tifozëve katalanas në stadiumin e tyre mitik, me kapacitet të rritur gradualisht. Presidenti falenderoi durimin e tyre: “Tifozët e Barçës e meritojnë këtë stadium, kanë treguar shumë durim dhe mirëkuptim”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot