Reali nuk ndryshon ofertën

- Bota Sot

Reali nuk ndryshon ofertën

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid nuk ka ndërmend të përmirësojë kushtet e kontratës së re për sulmuesin Vinicius Junior.

Brazilianit i skadon kontrata aktuale më 30 qershor të vitit 2027, ndërsa kërkesa e tij ka qenë për shifra më të larta nga ato që klubi i ka ofruar disa muaj më parë.

Drejtuesit e Realit kanë vendosur të mos ndryshojnë ofertën, por nga ana tjetër, ajo mbetet e vlefshme dhe nuk është tërhequr nga tavolina e bisedimeve.

Kjo do të thotë se Vinicius ende ka mundësi të rinovojë dhe të qëndrojë më gjatë në Madrid, megjithëse klubi është i vetëdijshëm se me këtë qëndrim rrezikon të humbasë shërbimet e tij në të ardhmen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot