Myrto Uzuni është duke përjetuar një tjetër kulm të karrierës, këtë herë në MLS me Austin.
Futbollisti shqiptar ka zhvilluar disa ndeshje fantastike radhazi dhe në takimin e fundit të Austin ishte heroi i ekipit.
Një fitore 2-1 dhe një gol i shënuar në aksionin e fundit mjafton për të kuptuar rëndësinë e këtij lojtari për skuadrën.
Ndërkohë shpërblimi ka ardhur edhe nga specialistët e futbollit në MLS që e kanë lënë Myrto Uzunin në ekipin ideal të javës krahë emrave si Son apo Lionel Messi.
Uzuni duket se e ka ndezur turbon para takimit të tetorit me Serbinë.