Aston Villa gjen drejtorin e ri sportiv pas largimit të Monchit

- Bota Sot

Aston Villa gjen drejtorin e ri sportiv pas largimit të Monchit

Klubi anglez, Aston Villa është bërë me drejtor të ri sportiv pas largimit të Monchit.

Skuadra nga Birminghami do të emërojë spanjollin, Robert Olabe si zëvëndësuesin e tij.

Olabe kishte qenë drejtor sportiv i Real Sociedadit nga 2018, ku në periudhën e tij kishte sjellë në klub lojtarët si Alexander Isak, Theo Hernandez si dhe Martin Odegaard.

Blerje këto që ndikuan në sukses të klubit, ku edhe i solli Kupën e Mbretit në vitin 2020 si dhe kualifikoi skuadrën në Ligën e Kampionëve në sezonin 2023-24.



Lexoni të gjitha në Bota Sot