Pengu i madh me Interin

- Bota Sot

Pengu i madh me Interin

Karl-Heinz Rummenigge, legjenda gjermane dhe ish-sulmues i Interit (1984-1987), ka ndarë kujtime të veçanta në 70-vjetorin e tij.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ai foli me emocione për vitet në Milano dhe pengun më të madh: “A kam një peng? Po, që nuk fitova me Interin. U përlota prej tifozëve dhe presidentit Pellegrini, që na ka lënë pak kohë më parë”.

Ish-sulmuesi kujtoi edhe duelet me mbrojtësit më të fortë që ka përballuar: “Janë dy, Claudio Gentile dhe Karl-Heinz Förster.

Njëherë Gentile, në Firence, më tha: Nëse bën diçka tjetër, do të të vras”. Gjermanit i mbetet i paharruar debutimi në “San Siro”:

Ndodhi kundër Avellinos në Kupë, nuk kisha marrë kurrë një mirëseardhje të tillë, stadiumi thërriste emrin tim”.

Ai përmendi gjithashtu golin më të bukur, të shënuar, por të anuluar, ndaj Rangers më 1984: “U bë i famshëm si gol pikërisht sepse nuk u pranua”. 

Nga futbollisti tek drejtuesi, Rummenigge përmbyll: “Si futbollist ishte si të jetoja në Parajsë, si drejtues përkundrazi, më duhej të studioja dhe të mësoja shumë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot