Në Londër, atmosfera në shtëpinë e Chelsea-t është e mbushur me ankth.
Skuadra e Enzo Maresca-s po përballet me një valë dëmtimesh që ka reduktuar ndjeshëm alternativat. Lista e të padisponueshmëve ka arritur në 7 lojtarë, dhe rasti më i rëndë është ai i Cole Palmer, i cili u detyrua të braktiste fushën pas vetëm 21 minutash në sfidën ndaj Manchester United.
Ende nuk ka një afat të qartë rikuperimi, por situata e mesfushorit ofensiv po e shqetëson seriozisht teknikun italian:“Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite
. Është një situatë e re për ne dhe mendojmë se lidhet me lodhjen pas Botërorit për Klube. Nuk është e qartë si do të ndikojë kjo te pjesa e mbetur e sezonit” deklaroi Maresca.
Përveç Palmerit, Chelsea duhet të bëjë llogaritë edhe pa portierin Robert Sanchez, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj United. Maresca nuk është bindur nga performanca e spanjollit dhe ky episod i fundit duket se ka vulosur edhe të ardhmen e tij.