Këtë të martë në mbrëmje rikthehet kupa e Italisë, me sfidën e 2-të për Milanin e Masiimiliano Allgerit.
Kuqezinjtë do të përballen me Leccen, një tjetër ekip nga Puglia pas fitores ndaj barit.
Në rast se e kalojnë këtë sfidë me sukses, Milan kualifikohet për në raundin e 1/8-ave.
Kupa e Italisë rikthehet këtë të martë në mbrëmje në San Siro, me Milanin e Max Allegrit përballë Leces të udhëhequr nga Eusebio Di Francesco.
Milan e nis rrugëtimin për Kupën që në raundin e parë pas një sezoni të vështirë, ndërsa deri më tani kanë eleminuar skuadrën e Barit, një tjetër ekip nga pulia.
Allegri kërkon reagim të menjëhershëm nga ekipi I tij pas humbjes me Udinesen në Serie A, ndaj dhe për këtë pritet të bëjë disa rotacione në formacion.
Sipas medieve të huaja, në portë pritet të jetë sërish Terracciano, ndonëse Maignan është rikuperuar. Në mbrojtje, De Winter, Gabbia dhe Bartesaghi do të marrin minuta, ndërsa në krahun e djathtë, konkurenca eshte mes Saelemaekers dhe të riut Athekame, me belgun që mbetet favorit.
Në mesfushë do të ketë një përzierje mes lojtarëve me përvoje dhe energjisë së të rinjve: Modric, Loftus-Cheek, ndërsa Fofana, Ricci dhe Rabiot synojnë t’I japin më shumë ritëm lojës. Në sulm, pritet një debutim i mundshëm për Nkunku, në krah të Gimenez. Efekt
Nga ana tjetër, Lecce me rezultatet jo pozitive në kampionat, vjen në San Siro për të kërkuar më shumë moral se sa një kualifikim.
Trajneri pritet të hedhë formacionin klasik 4-3-3, me sulmin e mbështetur nga Tete Morente dhe NDri, ndërsa titullar do të jetë Camarda, ish futbollist kuqezi. Në mesfushë, Berisha, Coulibaly dhe Helgason do të tentojnë të marrin kontrollin, ndërsa ne mbrojtje do të vendoset Ndaba, kurse Fruchtl në portë.
Lecce nuk ka fituar në San Siro që nga viti 1997 dhe kërkojnë të rikthejnë Lavdinë, ndërsa Milan nëse nuk gabon do të vazhdojë me serinë e fitoreve në këtë kompeticion, me qëllim trofeun e madh.