“Albi Mall Superliga” vazhdon me super ndeshje gjatë kësaj jave.
Këtë të enjte do të zhvillohen 5 ndeshje, me vëmendjen që do të jetë në 2 ndeshjet.
Kampioni i Kosovës, Drita do të zhvillojnë ndeshjen e tyre ndaj Ballkanit si dhe derbi lokal i kryeqytetit, Prishtina-Prishtina e Re.
Ndërsa ndeshjet tjera që zhvillohen janë Gjilani-Drenica, Dukagjini-Llapi dhe Malisheva-Ferizaj.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 15:00, me derbin lokal mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re në orën 20:15.