Sfida mes Juventusit dhe Veronës në Seria A u mbyll me barazim 1:1.
Polemikat nga “Zonja” për sfidën në transfertë ishin të shumta, pasi Verona barazoi me penallti të paqenë.
Për më tepër, autori i golit Orban, duhet të largohej me karton të kuq për goditje me bërryl ndaj Gatit.
Dhe të dy episodet nuk janë gjykuar si duhet nga Antonio Rapuano në fushë dhe VAR.
Këtë mendim ndaj edhe dizenjatori i arbitrave në Seria A dhe B, Xhanluka Roki.
Prekja me dorë nga Zhoao Mario dhe penalltia kundër Juves-
“Vendimi nuk është i drejtë, për ne kjo nuk është penallti. Dhe nuk mendoj se është e drejtë të përmendet një tjetër episod, i cili është i ngjashëm por krejtësisht ndryshe.
Këtu dinamika e aksionit e bën episodin të padënueshëm. Distanca ekziston, jam dakord, por lojtari kërkon të godasë me kokë dhe topi rrëshqet mbi dorën që, për më tepër, është duke u tërhequr nga lëvizja që bëri.
Mungesë kartoni të kuq për Gift Orban pas një goditjeje me bërryl ndaj Federiko Gatit-
“Në këtë rast masa e duhur do të ishte kartoni i kuq, lojtari shikon kundërshtarin dhe kjo është një arsye.
Është një episod që duhej gjykuar në fushë, jo te monitori, ku për më tepër dy kolegët e trajtuan me shumë shpejtësi.
Unë nuk i vë kurrë në diskutim fjalët e trajnerëve, për më tepër këtë herë Tudor ka edhe të drejtë, por them gjithmonë të mos e teprojmë me termat.
Nuk i bëjnë mirë askujt, jemi këtu dhe gjithmonë kërkoj bashkëpunim maksimal. Po përmend sjelljen e Vieiras. Pësoi një penallti kundër dhe u përjashtua me të kuq, por u soll ndryshe. Përndryshe gjithçka kthehet në kaos.