Bashkimi trondit Pelisterin në Manastir

- Bota Sot

Bashkimi trondit Pelisterin në Manastir

Bashkimi i Kumanovës ka importuar tre pikë me peshë të madhe nga stadiumi në Manastir, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Pelisterit.

Futbollisti Nedim Axhiq ishte kryefjala e ndeshjes duke shënuar në minutën e 8-të dhe të 20-tën.

Gjatë pjesës së parë pati edhe disa raste të mira por me fat ishin skuadra e Pelisterit.

Në minutën e 55-të portieri i Bashkimit, Amir Jashar e ka pritur penalltinë e futbollistit Aleksandër Ristevskit. 

Jashar hidhet në këndin e djathtë por topi shkon drejt portës dhe me këmbë e ndali portieri.

Pastaj njëri nga futbollistët e Pelisterit goditi me kokë por për fat të mirë topi ndalet në traversë.

Vendasit shënuan në minutën e 66-të përmes Spirovskit.

Në minutën e 88-të Abdulhadi Jahja i pafat, goditja e tij u ndal nga shtylla e Pelisterit.

Pas javës së 7-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Bashkimi renditet në vend të pestë me 13 pikë e Pelisteri në të tetin me 6 sosh. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot