Shqipëria U-15 mbyll përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë

- Bota Sot

Shqipëria U-15 mbyll përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë

Shqipëria U-15 për vajza do të luajë nesër ndeshjen e parë kundër Moldavisë U-15, e vlefshme për UEFA Development për këtë moshë.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Rabie Tota ka mbyllur sot në Durrës seancën e fundit stërvitore.

Gjendja e vajzave është e mirë dhe stafi kuqezi do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja e kombëtares do të luhet në ora 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” dhe hyrja do të jetë falas. Sakaq, sfida do të transmetohet live në FSHF TV.

Në ora 11:00 do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” ndeshja tjetër e grupit mes Kosovës dhe Estonisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot