Anes Meliqi: Ndaj Rabotniçkit shkojmë vetëm për fitore

- Bota Sot

Anes Meliqi: Ndaj Rabotniçkit shkojmë vetëm për fitore

Shkëndija të mërkurën si mysafire ndeshet me Rabotniçkin në ndeshjen e xhiros së 4-t në LPFMV.  

Për pritjet për këtë duel, nga tabori kuqezi ka folur mbrojtësi, Anes Meliqi.

Anes Meliqi: “Atmosfera në ekip është më e mira e mundshme, pasi vimë nga një rezultati pozitiv.

Në fakt e kemi një orar shumë të ngjeshur dhe secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra.

E kemi përgatitur ndeshjen e nesërme në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shkojmë për rezultat pozitiv dhe rezultati pozitiv për ne është vetëm fitorja.”

“Normalisht, Rabotniçki kishte një krizë në fillim të kampionatit, por siç shifet tani janë në një formë pak më të mirë.

Secili klub që luan kundër Shkëndijës, motivohet shumë, pasi Shkëndija është klubi i madh. E jona është se secili futbollist i Shkëndijës, duhet të jep maksimumin.

Secili mund të gaboj në aspektin futbollistik, por nuk mund të gaboj në dhënien e maksimumit dhe dëshirës për fitore. Ne duhet të marrim çdo ndeshje me seriozitet, të jemi të përgatitur maksimalisht, pasi vetëm me kësi lloj mentaliteti dhe qasje mund të ecim përpara”.

“Shkëndija luan në tre fronte është shumë e vërtet. Unë mendoj se fronti më i rëndësishëm është kampionati sepse rezultatet pozitive në kampionat na japin si përfundim ndeshjet europiane.

Do të thotë ndeshje më rëndësishme janë në kampionat dhe i gjithë fokusi duhet të jetë këtu. Rotacione vërtet ka shumë, pasi konkurenca është shumë e madhe.

Shkëndija ka 25 futbollistë dhe ndodh që sot je në formacion, nesër je rezervistë, pasnesër je në tribunë. Secili futbollist është i rëndësishëm në klub, e jona mbetet të japim maksimumin për të mirën tonë, të klubit dhe për të mirën e publikut”. 

Ndeshja Rabotniçki-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 15:30.



Lexoni të gjitha në Bota Sot