Barazimi i fundit tregon karakterin e Arsenalit

- Bota Sot

Barazimi i fundit tregon karakterin e Arsenalit

Ish-lojtari i Arsenalit, Ray Parlour, shikon anën pozitive në barazimin 1-1 me Manchester Cityn.

Për shumë tifozë, rezultati në “Emirates Stadium” ishte dy pikë të humbura për Topçinjtë.

Megjithatë, Parlour thekson se mënyra se si Arsenal arriti të barazonte rezultatin ndaj Man City-t, nuk duhet të injorohet.

“Pozitivja është që ata vazhduan të luftojnë deri në fund. Mund të kishin humbur 1-0, sepse Manchester City po mbrohej shumë mirë. Por ata nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e barazimit në fund”, tha ai për “Tribalfootball.com”.

Parlour shtoi se ky gol i fundit mund t’u japë besim lojtarëve dhe vlerësoi zëvendësimet e bëra gjatë ndeshjes, si Ebere Eze dhe Gabi Martinelli, që sollën efekt pozitiv.

Megjithëse Arsenal mbeti me një pikë dhe nuk arriti të mbajë presionin mbi Liverpoolin, Parlour tha se mesazhi i qartë është: “Pozitivja është që nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin në fund të ndeshjes.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot