Real Madridi e do Salibën e Arsenalit

- Bota Sot

Real Madridi e do Salibën e Arsenalit

Gjiganti i Spanjës, Real Madridi po e ndjek nga afër William Salibën e Arsenalit, raportojnë mediet spanjolle.

Mbrojtësi francez i Arsenalit është bërë një nga objektivat kryesorë të klubit spanjoll për të ardhmen.

Skautët e Realit udhëtuan në Angli fundjavën e kaluar për të ndjekur ndeshjen mes Arsenalit dhe Manchester City-t dhe testuan performancën e tij nga afër.

Siç raportohet, skautët e ‘Los Blancos’ mbetën të kënaqur nga mënyra se si Saliba formon një dyshe mbrojtëse të fortë me brazilianin Gabriel Magalhaes dhe nga aftësitë e tij fizike dhe teknike në fushë.

Real Madridi e sheh Salibën si objektivin ideal për të përforcuar mbrojtjen e tyre, ku tashmë është përfshirë edhe talenti spanjoll Dean Huijsen, ndërsa prania e veteranëve Antonio Rudiger dhe David Alaba nuk mund të merret si e garantuar.

Megjithatë, largimi i Salibës nga Arsenal nuk pritet të jetë i lehtë, pasi klubi londinez po punon për rinovimin e kontratës së tij dhe synon ta bëjë atë një nga lojtarët më të paguar në historinë e klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot