De Zerbi: Fitorja ndaj PSG-së, një ditë e madhe për Marseille

- Bota Sot

De Zerbi: Fitorja ndaj PSG-së, një ditë e madhe për Marseille

Trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi, e ka cilësuar fitoren 1:0 ndaj Paris Saint-Germain si një nga ditët më të veçanta që nga ardhja e tij në klub.

Goli i hershëm i Nayef Aguerd në “Stade Velodrome” i ka dhënë Marseille fitoren e parë në shtëpi ndaj rivalit historik që nga viti 2011.

“Erdha në këtë klub për të përjetuar atmosferën e ‘Velodrome’ dhe për të mposhtur PSG-në.

Një ditë e madhe, por nuk kemi arritur asgjë akoma.

Ndeshja e radhës ndaj Strasbourg-ut është po aq e rëndësishme”, ka thënë De Zerbi.

Italiani, që sezonin e kaluar është larguar nga Brighton pas një periudhe të suksesshme, është përjashtuar në minutat e fundit të lojës, por kjo nuk e ka zbehur festën.

Pas kësaj fitore, Marseille ngjitet në vendin e gjashtë me nëntë pikë, vetëm tri më pak se PSG, që ndjek Monaco kryesues.



Lexoni të gjitha në Bota Sot