Pas fitores ndaj Sasuolos, që i dha frymëmarrje Interit pas dy humbjeve radhazi, presidenti Bepe Marota kërkon qetësi.
Ai thekson se skuadra është ende në fazë tranzicioni dhe se me ndryshimin e trajnerit janë të natyrshme disa vështirësi që vitet e kaluara nuk shfaqeshin.
Marota beson te kultura e punës dhe te vlerat e grupit, të cilat sipas tij do ta rikthejnë Interin aty ku duhet të jetë. Kreu zikaltër foli edhe për të rinjtë, si Pio Esposito, duke e cilësuar shembuj të suksesit të akademisë.
Më pas, ai ndaloi tek çështja e San Siros: stadiumi, i amortizuar prej vitesh, ka nevojë për zgjidhje drastike, ndryshe ekziston rreziku që Interi dhe Milani të detyrohen ta lënë Milano-n.
Marota kujtoi se investimet për një impiant të ri do të ishin private dhe të dobishme për qytetin, ndërsa paralajmëroi se hendeku financiar me klubet europiane po rritet.