Virgil van Dijk, tashmë 34 vjeç, mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Liverpool-it.
Kontrata e holandezit skadon në vitin 2027, por ai mund të largohet gjatë verës së ardhshme.
Mediat spanjolle raportojnë se Van Dijk është “fiksimi” i madh i Diego Simeone-s për të përforcuar mbrojtjen e Atletico Madridit, e cila ka shfaqur shumë probleme në këtë fillim sezoni.
Pavarësisht moshës së madhe së lojtarit, Diego Simeone është i bindur se përvoja dhe aftësia e tij si lider do e ndihmonin shumë Atletico-n. Pas përballjes mes dy ekipeve në Champions, ku Liverpool fitoi në fund 3-2 në “Anfield”,
Van Dijk nuk hezitoi të shprehte publikisht admirimin e tij për Diego Simeone-n dhe karakterin e ekipeve të tij, duke shtuar akoma dhe më shumë zërat për një transferim në Madrid në fund të këtij sezoni.