Southampton nuk po kalon formë të mirë në garat e Championship por sonte gati ka befasuar kampionin e Anglisë, Liverpoolin, në të 16-ën e finales së EFL Cup në futboll.
\Ballafaqimi mes Liverpoolit dhe Southampton ka përfunduar me fitoren e kampionit me rezultat 2:1.
Isak shënoi në minutën e 42-të e Ekitike (85’) për Liverpoolin dhe Charles (76’) për Southamptonin.
Ekitike është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 86-të.
Liverpooli kualifikohet më tej.