Gjithçka dukej se po shkonte drejt një mbrëmjeje të paharrueshme për Giovanni Leonin, por debutimi i tij me Liverpoolin përfundoi me dramë. Qendërmbrojtësi italian, i cili nuk ishte thirrur nga Arne Slot për ndeshjet hapëse në kampionat, mori besimin e trajnerit si titullar kundër Southampton në Kupën e Ligës.
Ish-lojtari i Parmës tregoi një paraqitje të sigurt dhe mbresëlënëse, duke fituar duartrokitjet e tifozëve me pjekurinë dhe qëndrueshmërinë e tij në repartin defensiv, pavarësisht moshës së re.
Megjithatë, në minutat e fundit, 18-vjeçari u dëmtua pas një ndërhyrjeje për të ndalur një kundërshtar.
Leoni u largua nga fusha me barelë dhe dyshohet për një dëmtim serioz në gju. Analizat mjekësore do të përcaktojnë shkallën e lëndimit, por frika te “Reds” është e madhe për mbrojtësin e talentuar italian.