Sulmuesi brazilian: Më mësoi Modriç, nga më të bukurit që kam shënuar ndonjëherë

- Bota Sot

Sulmuesi brazilian: Më mësoi Modriç, nga më të bukurit që kam shënuar ndonjëherë

Real Madrid vijon me ecurinë perfekte këtë sezon në La Liga. Madrilenët mposhtën 1:4 Levanten në transfertë, ndërsa goli i parë u shënua nga Vinicius.

Sulmuesi brazilian shënoi një gol mjaft të bukur. Meritën për këtë realizim ia dha Modriçit, për të cilin tha se e ka mësuar.

“Modriç më ka mësuar ta bëj atë. Ishte një goditje e mirë me të jashtmen, shpresoj të vazhdoj kështu.

Mendoj se është një nga golat më të bukur që kam shënuar ndonjëherë në atë mënyrë. Bëmë një presion të mirë, mbajtëm mirë topin, dhe kështu do të fitojmë shumë ndeshje”, u shpreh Vinicius pas ndeshjes.

Ndryshe nga herët e tjera, Vinicius e luajti të plotë sfidën e vlefshme për javën e gjashtë. Jo vetëm shënoi, por edhe asistoi golin e dytë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot