Sfida e sotme mes Nisës dhe Romës ka prodhuar tension në Francë. Vetëm në mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 102 ultras italianë, në prag të takimit të Ligës së Europës.
Policia i ndaloi fillimisht tifozët e Romës për grumbullim të paautorizuar. Ultrasit kishin objekte të cilat dyshoheshin se do të përdoreshin në përballje me tifozët e Nisës.
Për këtë sot është vendosur që çdo tifoz i Romës, nuk duhet të identifikohet si i tillë jashtë stadiumit.
Kështu mund të shmangen edhe përplasjet me vendësit.
Policia ka njoftuar vendgrumbullimin e tifozëve të Romës, të cilët duhet të jenë të pajisur me biletë.
Dhe më pas bashkë do të transportohen me autobusë të shoqëruar drejt stadiumit dhe po njësoj pas takimit.