Isak: Jam në rrugën e duhur

- Bota Sot

Isak: Jam në rrugën e duhur

Sulmuesi i Liverpullit, Aleksander Isak, ka pranuar se është ende herët në udhëtimin e tij drejt formës më të mirë fizike, pasi luajti 45 minuta gjatë fitores 2-1 kundër Sautemptonit në Liga Kupën e Anglisë.

Isak shënoi golin e tij të parë për klubin, pasi i çoi “The Reds” në avantazh në pjesën e parë, përpara se të zëvendësohej nga Hugo Ektike, i cili, më vonë shënoi dhe më pas u largua nga fusha me karton të kuq.

“Jam në rrugën e duhur për t’u rikthyer në formë.

Ndihem mirë, por padyshim që është herët. Liverpulli është një ekip i shkëlqyer për të qenë pjesë e tij. Do të bëhet vetëm më mirë”, tha Isak.

Gjatë pushimit të pjesës së parë, Isak qëndroi në “Anfield” për të vazhduar vrapimin në vend që të shkonte në tunel për një bisedë ekipore nga Arne Slot.

“Ishte një përvojë e re! Ishte qesharake. Duhet të rikthehem në formë,“ tha Isak.

Sulmuesi suedez do të jetë sulmuesi i vetëm natyral në skuadrën e Liverpullit që do të përballet me Kristall Pallasin të shtunën, pas përjashtimit të Ekitike-s.



Lexoni të gjitha në Bota Sot