Tifoz i Celtic-ut rrihet në Beograd, dërgohet në spital

- Bota Sot

Tifoz i Celtic-ut rrihet në Beograd, dërgohet në spital

Një tifoz i Celtic-ut u dërgua në urgjencë mbrëmë me lëndime serioze të marra nga një përleshje në qendër të Beogradit.

\Mediat në Serbi raportojnë se e gjitha kjo ka ndodhur një ditë para ndeshjes së raundit të parë të Europa League në futboll, midis Cërvena Zvezdës dhe Celtic-ut, kur një grup i madh huliganësh sulmuan tifozët e huaj që mbanin veshur fanellat e klubit skocez.

Ata ishin ulur në kafene në rrugën “Zmaj Jovina” dhe sipas mediave të Beogradit, konfliktit i parapriu një grindje e shkurtër.

Pastaj shpërtheu një përleshje e rëndë, në të cilën një tifoz i Celtic-ut në moshën 34 vjeçare pësoi lëndime në kokë. Sulmuesit ikën para se të mbërrinte policia.

Sipërfaqja ku ishin ulur tifozët u shkatërruan tërësisht, ndërsa policia serbe ende nuk ka komentuar incidentin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot