Guardiola lavdëron mbrojtësin e tij

- Bota Sot

Guardiola lavdëron mbrojtësin e tij

Abdukodir Khusanov po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e tifozëve dhe besimin e trajnerit të tij te Manchester City. Mbrojtësi uzbek, i transferuar në janar për 40 milionë euro mes skepticizmit dhe pa ditur asnjë fjalë anglisht, po shndërrohet në një nga surprizat më të bukura të skuadrës.

Në konferencën e fundit për shtyp, Pep Guardiola nuk kurseu superlativat për 21-vjeçarin:

“Mund të luajë në të gjitha rolet e mbrojtjes, përveç se si mbrojtës i majtë.

Nuk është një lojtar që krijon shumë raste përpara, por vizioni i tij i lojës është i jashtëzakonshëm.

Është solid, i ekuilibruar dhe tepër i përqendruar.

Një blerje fantastike, ndër më të mirat që klubi ka bërë vitet e fundit.”

Strategu katalanas shtoi se e sheh Khusanov si një element afatgjatë për projektin e Cityt:

“Jam i sigurt se do të bëjë karrierë të gjatë këtu dhe do të jetë një lojtar i rëndësishëm për shumë vite.”

Khusanov, i ardhur si një emër pothuajse i panjohur për futbollin europian, tashmë po konfirmon se investimi i klubit ishte i goditur dhe pritet të bëhet një pikë kyçe e mbrojtjes së kampionëve të Anglisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot