Scholes: Pedri është si Xavi dhe Iniesta të bashkuar në një

- Bota Sot

Scholes: Pedri është si Xavi dhe Iniesta të bashkuar në një

Legjenda e Manchester Unitedit, Scholes, edhe një herë e lavdëroi lojtarin e Barcelonës Pedrin, pasi e impresionoi me performancën e tij kundër Newcastlet.

Paul Scholes edhe një herë e lavdëroi Pedrin pas performancës së lojtarit kundër Newcastlet në Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit është një nga të ftuarit në podkastin “The Good, The Bad & The Football”, të cilin e prezanton së bashku me legjendën tjetër të Djajve të Kuq, Nicky Butt, dhe komedianin Paddy McGuinness. Ai shfrytëzoi kohën në kanalin YouTube për ta lavdëruar edhe një herë lojtarin e Barçës.

Pas ndeshjes së Barçës në Ligën e Kampionëve, Scholes kishte rrëfyer tashmë në rrjetet sociale se Pedri ishte lojtari i tij i preferuar, dhe këtë javë legjenda britanike donte edhe një herë ta kujtonte ish-lojtarin e Las Palmas.

Panelistët përpiluan një listë prej 5 mesfushorëve më të mirë të ditëve të sotme, dhe anglezi nuk hezitoi ta vendoste lojtarin e Barçës në krye të renditjes:



Lexoni të gjitha në Bota Sot