FC Bashkimi 1947 - Vardari, shpallet ndeshje me rrezik të lartë, reagon drejtori sportiv

- Bota Sot

FC Bashkimi 1947 - Vardari, shpallet ndeshje me rrezik të lartë, reagon drejtori sportiv

Komisioni i Garave pranë FFM-së ka njoftuar se ndeshja kampionale e javës së tetë të Maqedonisë së Veriut në futboll, mes Bashkimit 1947 dhe Vardarit, të hënën në Kumanovë, është shpallur me rrezik të lartë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar drejtori sportiv i Bashkimit 1947 nga Kumanova, Burak Hida.  

"Ja një dëshmi se shumë herët ka filluar frika e Miravicës.

Kot e keni, sepse do ta përjetoni ferrin në Kumanovë.

Ne nuk kemi ardhur këtu me hile, por me mund, me vuajtje e me gazep. Nuk falim askënd, pa dallim kush je, sepse padrejtësinë nuk e falim asnjë sekondë.

Me u djegë po, me u shuar po, por padrejtësi kurrë!

O me fair play, dorën e japim me faqe të bardhë, sepse më shumë vlerë ka historia sesa padrejtësia", - ka reaguar Hida.



Lexoni të gjitha në Bota Sot