Barcelona ka konfirmuar se ndeshja e javës së 7-të të LaLigës ndaj Real Sociedad, e parashikuar të zhvillohet më 28 shtator në orën 18:30, nuk do të luhet në Camp Nou, por në Estadi Olímpic Lluís Companys.
Ky vendim vjen pasi Këshilli i Qytetit të Barcelonës nuk i ka dhënë ende klubit licencën për rihapjen e stadiumit të rinovuar.
Në njoftimin zyrtar, Barça bën të ditur se ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për fazën e parë të rikonstruksionit (Tribuna dhe Golin Jugor) dhe ka dhënë përgjigje ndaj vëzhgimeve të deritanishme nga autoritetet.
Megjithatë, klubi duhet të bëjë edhe disa ndryshime të reja të kërkuara nga Këshilli, përpara se të marrë miratimin përfundimtar.