Real Madrid vazhdon marshimin perfekt në kampionat.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso fitoi me rezultatin 4-1 në transfertë ndaj Levantes, duke regjistruar suksesin e gjashtë radhazi në La Liga.
Protagonistët e mbrëmjes ishin Vinicius Junior, Kylian Mbappé me një dopietë dhe talenti argjentinas Mastantuono, që shënoi golin e tij të parë me fanellën e “Los Blancos”.
Ndeshja u hap në minutën e 28-të me një realizim elegant të Vinicius, ndërsa dhjetë minuta më vonë Mastantuono gjeti rrugën e rrjetës me një goditje të fuqishme. Levante rihapi sfidën në pjesën e dytë me golin e Etta Eyong, por Mbappé u kujdes të mbyllte gjithçka: fillimisht nga penalltia në minutën e 63-të dhe më pas vetëm tre minuta më vonë me golin e katërt, pas një driblimi mbi portierin Ryan.
Me këtë fitore, Real Madrid mbërrin në derbin ndaj Atletico Madrid si kryesues i kampionatit me pikë të plota.