Milani ka vazhduar serinë e fitoreve edhe në Kupën e Italisë.
Kuqezinjtë kanë mposhtur Leccen me shifrat 3:0, duke u kualifikuar mes 16 më të mirave të këtij kompeticioni.
Me shiritin e kapitenit në krahë në këtë përballje ishte edhe Medon Berisha, i cili ka folur për mediat pas përfundimit të lojës
“Mund të kishim bërë më shumë në 10 minutat e para, por pas kartonit të kuq, loja u bë edhe më e vështirë.
Sigurisht, gjithmonë mund të bësh më shumë.
Keqardhje për goditjen e dënimit? U përpoqa.
Shpresoja për një devijim, por nuk e godita shumë mirë”, ka deklaruar Medon Berisha.