Ousmane Dembele kalon edhe Cristiano Ronaldon

- Bota Sot

Ousmane Dembele kalon edhe Cristiano Ronaldon

Ousmane Dembele është fituesi më i ri i “Topit të artë”.

Ai mposhti Lamine Jamallin në ceremoninë e së hënës. Fabrizio Romano, publikon një statistikë interesante që ka të bëjë me këtë çmim individual.

Vetëm dhjetë lojtarë në histori, kanë fituar: Ligën e Kampionëve, “Topin e Artë” dhe Kupën e Botës.

Ata janë: Dembele, Leo Mesi, Kaka, Ronaldinjo, Rivaldo, Zinedin Zidan, Bobi Çarlton, Paolo Rosi, Gerd Myller dhe Franz Bekenbauer.

Fituesit e tjerë të këtij çmimi, nuk kanë triumfuar në një prej kompeticioneve në fjalë (Kupa e Botës apo Liga e Kampionëve), duke përfshirë këtu Cristiano Ronaldon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot