FC Kosova e Dusseldorfit përballet me SG Benrath Hassels

- Bota Sot

FC Kosova e Dusseldorfit përballet me SG Benrath Hassels

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit synon kreun e tabelës në Landesliga në futboll.

Kjo skuadër sot të do luajë një ndeshje kontrolluese me SG Benrath Hassels para sfidës kampionale.

“FC Kosova, miqësore testuese para sfidës me Gnadental.

Sot, në orën 19:30, FC Kosova do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën SG Benrath Hassels, e cila do të luhet në stadiumin e tyre në adresën Am Ëald 130, Benrath.

Kjo përballje është menduar më shumë si një test për ekipin tonë, për të konsoliduar lojën dhe për të krijuar një harmoni më të mirë mes lojtarëve. Synimi është që secili futbollist të vërë në shërbim të skuadrës aftësitë dhe talentin individual, duke ndërtuar një lojë më kompakte, kreative dhe kolektive, e cila do të sjellë rezultate pozitive në ndeshjet e radhës.

Pas gjashtë javësh kampionat, ekipi ynë ka grumbulluar 9 pikë nga 3 fitore dhe 3 humbje. Në javën e 7-të, FC Kosova do të përballet me Gnadental, një kundërshtar që gjithashtu ka 9 pikë dhe që, njësoj si ne, nuk po kalon një periudhë të mirë.

Ky test miqësor do të shërbejë si një mundësi e vlefshme për të parë gjendjen aktuale të ekipit dhe për të përmirësuar aspektet taktike përpara ndeshjes së rëndësishme në kampionat”, njofton FC Kosova.



Lexoni të gjitha në Bota Sot