Gjilani gati për Drenicën, synon tre pikë

- Bota Sot

Gjilani gati për Drenicën, synon tre pikë

Skuadra e Gjilanit është gati për sfidën me Drenicën e Skenderajt, në takimin e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës.

Përballja mes këtyre skuadrave do të luhet nesër (15.00), ku pritet ndeshje e fortë.

Gjilani është i trimëruar pas fitores me rezultat 1:0 në Ferizaj, tani synon të radhës.

Gjilanasit renditen në pozitën e pestë me 7 pikë e Drenica në të katërtin me 8 sosh.

“Ekipi është rikthyer në punë për duelin e mesjavës ndaj Drenicës.

Me grupin është bashkuar edhe kapiteni Edison Kqiku.

Skuadra ka nisur punën menjëherë pas fitores në vikend ndaj Ferizajt në udhëtim (0:1). Me grupin është bashkuar edhe kapiteni Edison Kqiku dhe pritet të jetë pjesë e listës.

Shqetësime ka patur për futbollistin Senad Jaroviq, i cili ka ndjerë shqetësime muskulare nga ndeshja e fundit dhe nuk është stërvitur”, njofton SC Gjilani.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten më 25 shtator me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot