Sulmuesi argjentinas do të jetë titullar në sfidën ndaj Cagliarit

- Bota Sot

Sulmuesi argjentinas do të jetë titullar në sfidën ndaj Cagliarit

Pas një pauze të gjatë dhe disa paraqitjeve jo në nivelin e duhur, Lautaro Martinez është gati të rikthehet në qendër të vëmendjes dhe të sulmit të Interit.

Kapiteni argjentinas do të jetë titullar në sfidën e së shtunës të Serisë A kundër Cagliarit, në një përballje që shihet si momenti ideal I ringritjes jo vetëm për lojtarin, por edhe për të gjithë ekipin.

Ndeshja e dobët ndaj Juves, ulja në stol në Amsterdam dhe minutat e pakta i aktivizuar ndaj Sassolos, e pozicionuan 28 vjecarin në një vend që nuk i përket atij zakonisht.

Problemet fizike, kryesisht dhimbjet në shpine a kanë penguar që të japë më të mirën, por mediet në Itali thonë se Lautaro i ka kaluar tashmë dhe do ta udhëheqë Interin drejt fitores.

Historia ka treguar se Lautaro nuk i trembet aspak një kundërshtari si Cagliari. Në 11 përballje ndaj tyre ai ka shënuar 11 gola, 7 vetëm në 5 sfidat e fundit. Madje pikërisht ndaj Cagliarit ka shënuar golin e tij të parë më fanellën zikaltër.

Mbetet ende e paqartë se kush do ta shoqërojë të shtunën sulmuesin argjentinas, ku dilemma mbetet mes Thuram, Pio Esposito apo Bonny-t.

E parë në letër, si sfida ndaj Cagliarit dhe ajo e radhës ndaj Cremonese shihen si të thjeshta në letër për Interin. Por ziklatërit duhet të jenë seriozisht të përgatitur për përballjet e tetorit ndaj kampionëve në fuqi të Napolit, Romës dhe Fiorentinës, sfida keto të vlefshme për kampionatin italian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot