Rabotniçki dhe Shkëndija do të luajnë ndeshjen e mbetur të javës së katërt të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll.
Ndeshja luhet sot (15.30) në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" të FFM-së.
Skuadra e Rabotniçkit beson e shpreson se janë gati kundër kampionit aktual Shkëndija.
Mesfushori me përvojë, Ermedin Adem, thotë se Rabotniçki mund të arrijë rezultat të favorshëm nëse përsërisin ndeshjen e pjesës së parë si kundër Vardarit.
"Nëse luajmë si ekip dhe në mënyrë kompakte siç luajtëm në pjesën e parë kundër Vardarit, mund të shpresojmë për sukses.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se meritonim shumë më tepër sesa një humbje në ndeshjen e kaluar, por penalltia dhe kartoni i kuq i Besir Demirit na dënuan.
Por kjo është hedhur tashmë pas, sepse na pret një sfidë e re e madhe, dueli kundër Shkëndijës.
Ata janë një ekip cilësor, me individë të shkëlqyer, por kanë treguar gjithashtu se janë të prekshëm në rrjedhën e kampionatit deri më tani. Besojmë se mund të arrijmë sukses", tha Ermedin Adem.