Futbollisti shqiptar, Adrian Bajrami nuk është pjesë e skuadrës portugeze Benfica.
Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me klubin e njohur zviceran Luzern.
Lajmi konfirmohet nga Luzerni.
“Adriani është integruar shkëlqyeshëm dhe për kohë të shkurtër.
Tashmë është pjesë e rëndësishme e mbrojtjes sonë.
Jemi shumë të lumtur që kemi arritur të sigurojmë kontratë të përhershme të Adrianit.
Në konsultim me Benfican, kemi gjetur zgjedhje të pranueshme”, ka thënë drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer.
Bajrami ka nënshkruar me Luzernin kontratë deri në vitin 2028..