Xhani Infantino është sërish përballë një propozimi. Këtë herë vjen nga Amerika e Jugut, dhe si më parë, kërkohet shtimi i numrit të përfaqësueseve që marrin pjesë në Botërorin 2030.
Në edicionin e vitit 2026 do të jenë për herë të parë 48 përfaqësuese në garë.
Dhe që tashmë kërkohet që në Botërorin pasardhës të jenë 64 kombëtare pjesëmarrëse.
Propozimi i parë do të vinte për vetë faktin se Botërori 2030 do të përkojë edhe me 100 vjetorin e këtij trofeu. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar idetë e kundërta.
Vetë Aleksandër Çeferin në UEFA është kundër numrit të shtuar.