E shtuna dhe e diela përplas ekipet që janë në krye të renditjes

- Bota Sot

E shtuna dhe e diela përplas ekipet që janë në krye të renditjes

Katër nga ekipet që qëndrojë në krye të Serisë A do të përballen mes tyre të shtunën e të dielën. Milan do të presë napolitanët që vijojnë kryesimin, ndërsa Juventus do t’i hapë dyert e stadiumit për Atalantën.

E shtuna dhe e diela do të sjellë përballjen e ekipeve që tashmë janë në krye të Serisë A.

Milan i vendit të tretë tashmë i transformuar do të  presë kampionët e Napolit, që vijojnë të kryesojnë renditjen.

Madje axurrët kanë luajtur plot 16 ndeshje pa humbje në Serie A duke treguar dhe formën e mitë. Megjithatë të dielën do të vendoset se kush prej ekipeve do të qëndrojë në të njëjtën renditjen.

Por edhe Juventus i vendit të dytë nuk do ta ketë të lehtë. Të shtunën zonja e vjetër do të presë Atalantën e vendit të pestë.

Këta të fundit vitin e shkuar arritën të kalonin në zonën Champions, ndërsa në këto katër javë kanë arritur dy fitore dhe dy barazime.

Edhe Juventus tashmë i drejtuar nga Tudor e ka kapërcyer krizën e vitit të shkuar, duke prekur tashmë tre fitore dhe një barazim. Roma e vendit të katërt duket më e favorizuar  pasi do të presë Veronën.

Ekspertët e futbollit në Itali theksojnë se është ende herët për të folur mbi diferencën e pikëve mes ekipeve, por megjithatë shtojnë se motorët e ekipeve tashmë janë ndezur duke treguar qartë se cilët prej ekipeve kanë vendosur sfidën e prekjes së titullit, por dhe luftën për të qëndruar në zonën Champions.



Lexoni të gjitha në Bota Sot