I rritet vlera 8 milionë euro futbollistit të Kombëtares së Kosovës

- Bota Sot

I rritet vlera 8 milionë euro futbollistit të Kombëtares së Kosovës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka një çmim të ri në treg, sipas faqes së madhe “Transfermarkt”.

Rrahmani e ka nisur mrekullisht sezonin si me Kosovën ashtu edhe me Sparta Pragën.

Në sajtin e njohur “Transfermakrt” futbollisti tani vlerën e ka 8 milionë euro, nga 5 sa e kishte para disa ditësh.

Në 15 ndeshje brenda këtij sezoni me ekipin çek në të gjitha garat, Rrahmani ka shënuar tetë gola dhe ka bërë një asistim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot