Testi i radhës për Conten është … Milani

- Bota Sot

Testi i radhës për Conten është … Milani

Napoli i Antonio Contes po shkruan një kapitull të ri në historinë e Serie A. Duke ndjekur gjurmët e skuadrave legjendare të futbollit italian, si “Grande Torino” i viteve ’40, Milani i Capellos dhe Juventusi i vetë Contes në sezonin 2011-12, skuadra axurre ka grumbulluar rezultate mbresëlënëse që nga marsi i kaluar.

Sipas “Il Mattino”, Napoli numëron 16 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat: 11 fitore dhe 5 barazime. Humbja e fundit daton në fund të shkurtit, kur skuadra e Fabregasit, Como, i ndali në ndeshjen e luajtur në “Sinigallia”.

Prej asaj dite, ekipi i Contes ka bërë të vetën Serinë A, duke e shndërruar “Diego Armando Maradona”-n në një fortifikatë. Në vitin 2025, vetëm Lazio dhe Atalanta kanë arritur të dalin fituese në Napoli, ndërsa Udinese, Inter dhe Genoa kanë marrë nga një pikë.

Rezultatet kanë ardhur si nga lojëra bindëse, ashtu edhe nga përmbysje dramatike në minutat e fundit, por e vetmja gjë që ka rëndësi është se Napoli vazhdon të fitojë. Tani, megjithatë, vjen testi i vërtetë: ndeshja në “San Siro” përballë Milanit.

Skuadra kuqezi e Massimiliano Allegrit, pas humbjes surprizë ndaj Cremoneses në javën e parë, ka gjetur ritmin e duhur dhe po kalon një periudhë të shkëlqyer formë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot