Demonstratat e vitit 1968 u bënë pjesë e jetës së shqiptarëve për kërkesën e Republikës së Kosovës në Jugosllavi

- Bota Sot

Demonstratat e vitit 1968 u bënë pjesë e jetës së shqiptarëve për kërkesën e Republikës së Kosovës në Jugosllavi

Për nacionalistë serbë, nuk ishte e mjaftuar vetëm Serbia e fortë dhe unike, e cila shkelte me forcë të drejtat kombëtare të shqiptarëve, por ajo e donte një Serbi homogjene pa popullat jo serbe, posaçërisht pa popullatën shqiptare, pra ajo donte me i shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre shekullore përmes akcioneve të ndryshme kriminale e gjenocifiale...

Kosova, pas Luftës së Dytë Botërore (LDB) kishte një sipërfaqe prej 32.000 km katror, ajo u nda me dhunë në katër pjesë: Një pjesë mbeti njësi autonome territoriale administrative brenda Serbisë, pjesa tjetër e kompaktësisë së Kosovës etike shqiptare iu shkëputë Kosovës duke e lënë atë në Maqedoninë Perëndimore, pastaj në Mal të Zi dhe pjesën tjetër Preshevë, Bujanovc, Medvegjë mbeti përbrena shtetit serb...

Serbët dhe kroatët edhe se kishin republikat e tyre atyre iu lejua të ishin komb shtetëformues (jo pakicë) në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa shqiptarëve edhe se përkah numri i banorëve zinin vendin e tretë në Jugosllavi, ata nuk lejoheshin të ishin kombë shtetformues, quheshin kombësi, pra ishin të pabarabart pa Kosovën Republikë. Statusi i Kosovës ishte në nivel të ultë si pasojë e Kushtetutës së re jugosllave të vitit 1963, sepse Kosova kishte kompetenca formale, edhe ate, vetëm në kuadër të Republikës së Serbisë.

Pas shkarkimit të Aleksandër Rankoviqit nga funksionet politike dhe shtetërore më 1966, i cili ishte personi i dytë në hierarkin e shtetit jugosllav, tani për shqiptarët u krijua një klim më relaksuese politike.

U shprehte pakënaqësia e popullit shqiptarë për padrejtësit që i bëheshin në arsim, kulturë dhe në sfera tjera të jetësë politike e shoqërore. Në vitin 1967 filluan debatet për ndryshime kushtetuese të vitit 1963, si dhe për Statutet e Krahinave autonome.

Për ndryshime dhe plotësime të Statutit të Kosovës "Kryetar" ishte zgjedhur Fadil Hoxha, i cili ishte edhe kryetar i Kuvendit Krahinor të Kosovës. Përmes debateve popullore kërkohej që Kushtetuta Federative të garantonte të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve, ashtu si kombet tjera të Jugosllavisë që Kosova tė gëzonte të drejtën që të bëhej republikë.

Kërkesa për Statusin e Republikës së Kosovës tashmë ishte bërë kërkesë gjithëpopullore, mirëpo një delegacion i shqiptarëve në tetor të vitit 1968 këtë kërkesë ia shtruan udhëheqjes jugosllave, ku, pritjen e këtij delegacioni të shqiptarëve nga Kosova e bëri vetë Presidenti jugoslla Tito me Eduard Kardelin. Tito në mënyrë diplomatike e kundërshtoi kërkesën, duke deklaruar se "Republika" nuk është shkop magjik, as i vetmi faktor që mund ti zgjidhë të gjitha problemet, dhe konkludoi se zgjidhja e Statusit të Kosovës dhe sigurimi i të drejtave të plota të krahinës duhet të realizohet brenda kuadrit të Republikës Socialiste të Serbisë, prandaj me këtë të „sygjerim“ të Presidentit Tito u mbyllën rrugët legale për Statusin e Republikës së Kosovës. Ky qëndrim kundër kërkesës për Republikë në radhët e popullit, posaçërisht te intelektualët dhe studentët shkaktoi pakënaqësi të mëdha, prandaj viti 1968 njihej si vit i lëvizjeve të mëdha studentore kundër robërisë serbe ndaj shqiptarëve, ndërsa në Evrop, lëvizjet studentore evropiane njiheshin si lëvizje studentore për ndryshimin e gjendjes së tyre sociale për synimin e një rendi më të mirë shoqëror. Në të gjitha qendrat e Kosovës në vitin 1968 u organizuan demonstrata të cilat përfunduan në dhjetor të po këtij viti. Ato ishin në Prishtinë ku ishin pjesëmarrës student, intelektualë, puntorë, shtresa të ndryshme të popullit me parulkat: "Rroftë flamuri kuq e zi", "Rroft populli shqiptar", Duam Universitet", "Duam Barazi" dhe "Rroftë Republika e Kosovës". Në krye të demonstratave ishin: Meriman Braha, Isa Demaj, Pashk Laçi e shumë të tjerë.

Studentët e Prishtinës kishin krijuar "Komitetin e Demonstratave" që e përbënin studentët: Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella e të tjerë.

Gjatë tërë kohës mbi 3.000 demonstrues përcilleshin nga milicia serbo-sllave.

Kur merrnin pjesë në demonstrata edhe nga komunat tjera në Prishtinë numri demonstruesve në pjesëmarrëje rritej me mijëra e mijëra.

Demonstratat u organizuan në Ferizaj më 27 nëntor të vitit 1968, ku morën pjesë mbi 3.000 demonstrues që udhëhiqeshin nga Ismet Ramadani, Ali Mehmeti, Hasan Abazi, Sylejman Bytyqi, Jakup Mehmeti e të tjerë.

Në Gjilan u organizuan demonstratat më 26 nëntor të vitit 1968 që me shumicë ishin nxënës dhe studenët, Rexhep Mala ishte për mbarëvajtjen e demonstratës, Vahide Hoxha, Mynire Kastrati, Ferije Ramadani e të tjerë.

Më 27 tetor të vitit 1968 demonstrata ishin organizuar në Pejë nën udhëheqjen e Skënder Koqit, Isa Demajt, Zyber Nezirit e të tjerëve.

Në Prizëren organizoheshin demonstratat nga Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella e të tjerë, ku numri i demonstruesëve ishte mbi 2.000.

Demonstratat shqiptare bëheshin edhe në Maqedoni, si në Tetovë e gjetiu, ku në krye të aktiviteteve kombëtare ishin mësuesit atdhetar: Mehmet Gega nga Tetova, i cili në vitin 1955 ishte dënuar me 10 vite burg të rënd, shkaku se kishte penguar shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi dhe Hysniqemal Sherifi, i cili ishte udhëheqës i grupit patriotik "Flamuri", ishin aktiv edhe studentët: Faik Mustafa, Ramadan Sinani, Hysenxhevat Kalisha, Abdylmenaf Rrustemi, Arbër Xhaferi, Fehmi Rufati e të tjerë. Në ambientin e Komunës ishin futur Hamit Salihu me shokë, ishin nxënës të gjimnazit.

Demonstrata pati edhe në Kërçovë, Gostivar, Ulqin e në shumë qytete tjera në trojet shqiptare.

Edhe se demonstratat u shtypën brutalisht nga milicia serbo-sllave, për shqiptarët ishte një hap i guximshëm i zgjimit kombêtar në përpjekjet e tyre për zgjerimin e forcimin e autonomisë së Kosovës. Gazeta "Kleine Zeitung" shkruante se në Prishtinë e në qytete tjera të Kosovës protestat ishin kundër kushtetutës jugosllave, në të cilat protesta pati rrahje brutale, mjaft të lënduar dhe të burgosur.

Nga idetë serbomëdha udhëhiqej Shërbimi Sekret Jugosllav, pra serbët me shqiptar silleshin si me të kolonizuarit e tyre.

Edhe gazeta tjetër austriake "Neue Zeit", në artikullin e saj shkruante se: "shqiptarët në jugosllavi rebelohen kundër Beogradit zyrtar". Popullsia shqiptare është popullsi autoktone me shumicë në trojet e tyre pa të drejta të barabarta me popujt tjerë në Jugosllavi nën shtypjen serbe, prandaj demonstratat e tilla shkaktuan një shok në Beograd.

Edhe se këto demonstrata të vitit 1968 u shtypën brutalisht për shqiptarët ishte hap i guximshëm për ecje drejt lirisë.

Këto demonstrata afirmuan jetën politike të Kosovës për herë të parë me forcë kërkesën për Republikën e Kosovës, pavarësisht se represioni ndaj shqiptarëve ishte i tmerrshëm dhe i egër, kjo kërkesë u bë pjesë e jetës së shqiptarëve në Jugosllavi...



Lexoni të gjitha në Bota Sot