Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ka treguar disa detaje interesante gjatë karrierës së tij.
Ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, skuadrës elite franceze e gjermane, ish reprezentues i kombëtare së Kroacisë (një ndeshje revyale), gjatë një interviste për mediumin kroat “Veçernj List”, ka deklaruar mes të tjera: “E mora kontratën katërvjeçare te Partizani në vitin 1983, por vetëm pas një viti pashë se disa gjëra nuk ishin në rregull.
Dhe ika, nuk doja të qëndroja më, bëra bujë, duke u thënë atyre se nuk mund të jetoja më në Beograd.
Partizani mezi më la të shkoja.
Më thanë: Nëse nuk do të ishe kaq i sjellshëm, do ta kishim shkatërruar karrierën!
Më thuaj pra, çfarë do të të japim?
Të lamë të luash në Kupën e Kampionëve për ne (kundër Dinamo Berlinit). Brenda gjysmë viti u bëre një lojtar i ri i ekipit kombëtar...
Pra, a je normal, pse do të largohesh?. Dhe unë qëndrova këmbëngulës, meqenëse doja të shkoja në Prishtinë”, - thotë Shala.