Talenti i Liverpulit do të mungojë për disa muaj

- Bota Sot

Talenti i Liverpulit do të mungojë për disa muaj

Transferi i ri i Liverpulit, Giovanni Leoni mbrëm bëri debutimin me Kampionin e Anglisë, por 18-vjeçari nuk ishte me fat, pasi pësoi një lëndim të rëndë.

Mbrojtësi italian, i cili luajti nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Southamptonit, në EFL Cup, u largua nga loja në minutën e 81-të.

Mediat angleze raportojnë se pas ekzaminimeve mjekësore, është mësuar se Leoni ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior ACL, dhe do ta lë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Zakonisht lëndime të tilla marrin kohë rikuperimi për 8-9 muaj.

Giovanni Leoni do të përpiqet të rikthehet para fundit të sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot