Ramadani para ndeshjes në Therandë: Klubi do të jap atomin e fundit në fushë

- Bota Sot

Ramadani para ndeshjes në Therandë: Klubi do të jap atomin e fundit në fushë

Drita e Gjilanit, kampion në fuqi, nesër (15.00) do të përballet me Ballkanin ën Therandë, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirja Ramadani, flet për synimet. 

"Jam i bindur që edhe këtë vit do ta kemi rival direkt për objektivat tona.

Një Ballkan që ka kualitet,  edhe në aspektin kolektiv por edhe në atë individual, por unë gjithmonë mbështetem te ekipi jonë, te kualiteti jonë.

Ne e dimë se çfarë na pret, për çfarë rruge jemi nisur dhe në çdo takim ne futemi për të arkëtuar tre pikëshin sepse vetëm kështu ne mund të arrijmë objektivin tonë", potencoi Ramadani.

Ai theksoi se do të jetë një ndeshje e vështirë, se vetë ekipi është i motivuar.

"Kemi analizuar skuadrën kundërshtare.

Një skuadër vërtet në super formë.

Ne kemi punuar për ta ndalë Ballkanin dhe jo individin.

Ne kemi vërtet disiplinë por nëse arrijmë fitoren kjo nuk do të thotë që kemi fituar titullin, por edhe nëse e kemi humbur ndeshjen nuk do të thotë se e kemi humbur kampionatin.

Brenda ekipit kam futbollistë me eksperiencë të cilët më ndihmojnë edhe mua ta tejkalojmë së pari aspektin fizik dhe pastaj atë psikologjik" , tha Ramadani.

Sipas tij: "klubi do të jap atomin e fundit në fushë për të arritur objektivin".



Lexoni të gjitha në Bota Sot