Dhe kjo e bën Egnatian një ekip gjithmonë nën presion

- Bota Sot

Dhe kjo e bën Egnatian një ekip gjithmonë nën presion

Në çdo kampionat, pavarësisht formës apo rezultateve të para, ekipi që ka ngritur trofeun mbetet gjithmonë skuadra për t’u mundur.

Kështu është edhe këtë vit me Egnatian, që hyn në garë me statusin e kampionit në fuqi dhe me barrën e pritshmërive të larta.

Çdo kundërshtar e sheh sfidën ndaj rrogozhinasve si ndeshjen e madhe, si testin që mund të tregojë realisht nivelin e tij.

Dhe kjo e bën Egnatian një ekip gjithmonë nën presion, por njëkohësisht edhe me motivim shtesë për të treguar se pse është në krye. Nisja e këtij sezoni nuk ka qenë ndër më të bujshmet.

Humbja dhe barazimi në javët e para ngritën pikëpyetje, ndërkohë që fitoret erdhën më pas për të rikthyer qetësinë.

Megjithatë, dy sukseset e fundit kanë nxjerrë në pah një Egnatia që ngjan shumë me atë që ka ndërtuar sukseset e dy viteve të fundit: një skuadër e duruar, që di të menaxhojë situatat dhe të reagojë në momentin e duhur.

Kjo është ndoshta arma më e fortë e ekipit të Tetovës, fakti që nuk panikoset nga vështirësitë dhe nuk dehet nga fitoret.



Lexoni të gjitha në Bota Sot