Gavi do të mungojë për shumë kohë,

- Bota Sot

Gavi do të mungojë për shumë kohë,

Barcelona ka marrë së fundmi një lajm tejet negativ.

Gavi, i cili ka një muaj jashtë fushave të lojës, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale në gju dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë 5-6 muaj, por për rikuperimin e tij të plotë do të duhet akoma edhe më shumë kohë.

E gjendur në këtë situatë të papritur, Barcelona ka hedhur sytë nga merkato, ku mund të transferojë një mesfushor  gjatë merkatos së janarit për të mbushur boshllëkun nga mungesa e Gavit.

“SPORT” raporton Barcelona do tentojë transferimin e mesfushorit të Man. United, Kobbie Mainoo.

20-vjeçari u përfol shumë për një largim nga “Djajtë e Kuq” edhe gjatë merkatos së kësaj vere, por në fund vendosi të qëndrojë tek United. Duke qenë se nuk është një lojtar titullar në formacionin e Ruben Amorim, Kobbie Mainoo do të ishte i hapur për një aventurë të re, aq më tepër kur të kërkon një ekip si Barcelona.

Mundësia më e madhe është për një huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit, por detajet do të zbulohen më shumë ditët në vijim..



Lexoni të gjitha në Bota Sot