Noni Madueke do të jetë jashtë fushave për Arsenalin për të paktën dy muaj. Anësori i Arsenalit do të mungojë kaq gjatë, pasi pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes së barazuar 1-1 të dielën me Mançester Sitin, sic është bërë e ditur nga mediat angleze.
Pikërisht, 23-vjeçari i ardhur nga Çelsi gjatë verës, luajti si titullar në ndeshje, por u zëvendësua nga Bukajo Saka i rikthyer në pjesën e parë. Madueke do të jetë një tjetër goditje për planet e trajnerit Arteta. Edhe sepse është sulmuesi i disatë i Arsenalit që pëson një dëmtim.
Më parë edhe Kai Havertz pësoi një problem dhe ende nuk është kthyer pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju në fund të gushtit.
Ndërsa Gabriel Jesus këputi ligamentin kryqëzor anterior të gjurit të majtë në janar, duke e lënë lojtarin e nënshkruar gjatë verës, Victor Gyokeres, si numrin 9 të vetëm në dispozicion të trajnerit Mikel Arteta.