Real Madrid me një propozim shumë joshës

- Bota Sot

Real Madrid me një propozim shumë joshës

Real Madrid ka filluar që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme. Objektivi kryesor i madrilenëve është transferimi i një mesfushori “big” dhe dëshira e të gjithëve është Vitinha.

Portugezi i renditur së fundmi i treti në garën për “Topin e Artë” po shkëlqen te PSG dhe momentalisht është në kulmin e karrierës. Xabi Alonso e pëlqen shumë Vitinha-n dhe e sheh atë si njeriun e duhur për t’i besuar rolin kryesor në mesfushë.

Për të bindur PSG-në, Real Madrid po mendon një propozim vërtet joshës. “Defensa Central” raporton se propozimi i madrilenëve përfshin kartonin e Rodrygo-s, i cili pëlqehet shumë nga Luis Enrique dhe 50 milionë euro.

Duke ditur që Rodrygo blen rreth 100 milionë euro, në total shuma e ofruar nga madrilenët është 150 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot