Atletico Madridi mezi ka shënuar fitore para shikuesve të vet në derbin e skuadrave të Madridit.
Skuadra e Atleticos ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Rayo Vallecanos, në ndeshjen e javës së 6-të të Kampionatit të Spanjës.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e parë për Vallecanon, duke treguar shpirt luftarak ndaj Atleticos, por minutat e fundit ishin të kobshme për ta.
Balliu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 54-të.
Futbollisti Julian Alvarez shënoi het-trik dhe është trim i fitores së Atleticos.
Për Atleticon shënoi Alvarez (15, 80 e 88’) dhe për Vallecanon Chavarria (45+1) e Garcia (78).
Atletico ngritet në vend të 8-të me 9 pikë e Vallecano është në të 14-tin me 5 sosh.