Vedat Muriqi me shokë nuk marrin pikë në terren të Sociedadit

- Bota Sot

Vedat Muriqi me shokë nuk marrin pikë në terren të Sociedadit

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit si zakonisht nga minuta e parë për Mallorca-n, por nuk importuan pikë nga terreni i skuadrës së Sociedadit.

Sociedadi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e javës së 6-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.  

Në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 49-të, futbollisti Oyarzabal ka realizuar për fitoren e vendasve.

Mallorca po kalon në krizë të rezultateve e cila renditet në vend të 19-të (e parafundit) me 2 pikë e Sociedad në të 16-tin me 5 sosh.

Sociedad shijoi fitoren e parë pas 2 barazimeve e 3 humbjeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot